Filmi i ri i “Barbie” përveç suksesit të jashtëzakonshëm në arkat filmike, është bërë trend nga vajzat e famshme dhe jo vetëm, duke rikrijuar dukjet si kukulla e famshme.
Kësaj fryme së fundmi ju bashkua edhe moderatorja e famshme, Kiara Tito, e cila ka sjellur një fotosesion të ri mahnitës.
E veshur me një mini-fustan rozë të mbyllur të kombinuar me këpucë me taka me ngjyrë të njëjtë, Kiara përshtati dukjen edhe me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i la në stil të valëzuar.
Për një tjetër dukje, prezantuesja u pa e veshur me një fustan të gjatë me shkëlqim ngjyrë metaliku dhe vjollce.
“Përshëndetje Ken”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e fotos që ndau me ndjekësit në Instagram.
Ish-banorja e BBVA 2 dukej tërë shkëlqim dhe më në formë se kurrë më parë, ndërsa të shumta ishin edhe komentet e fansave të saj.
Ndryshe, Kiara aktualisht mbetet prezente në ekran me emisionin e saj të ri “Kepi i Vipave”. /Telegrafi/