Telegrafi

Kiara shfaqet e lumtur në krahët e Luizit: Historia jonë, si një film

Historia e tyre e dashurisë nisi në sy të publikut dhe kurreshtja për ta po vazhdon të jetë e madhe.

Çifti Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë ndër personazhet më të komentuara në media rozë, që kur ata u bën pjesë e Big Brother VIP Albania 2.

Marrëdhënia e tyre po vazhdon të jetë e fortë edhe kur kanë kaluar muaj që nga përfundimi i BBVA 2.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja janë të pandashëm dhe shpesh herë ndajnë momente të ëmbël dhe romantike me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli publikon këngën e re "Dedikim", protagoniste në videoklip Kiara Tito

Teksa Luizi së fundmi publikoi këngë e re “Dedikim” kushtuar Kiarës, kjo e fundit bëri një tjetër veprim romantik.

Foto: Screenshot/Instagram

Moderatorja postoi në llogarinë e saj në Instagram një video ku shihet e lumtur në krahët e këngëtarit.

“Historia jonë, si një film”, ka shkruar prezantuesja në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, të dy janë tejet të angazhuar me projektet përkatëse, Luizi me koncerte dhe projekte të tjera, ndërsa Kiara është rikthyer në ekran me emisionin “Kepi i Vipave”. /Telegrafi/