Çifti i njohur, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli morën vëmendje në premierën e mbrëmshme (e hënë) të filmit “Në kuadër të dashurisë”, që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Dyshja shkëlqyen me veshjet elegante, teksa dukeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Ndërsa parakaluan në tapetin e kuq që mirëpriti yjet e filmit dhe emra të tjetër të njohur që morën pjesë, Kiara dhe Luizi u panë të buzëqeshur duke ndaluar për t’u fotografuar me fansat e tyre.
Teksa, ditën e sotme (e martë), moderatorja ka ndarë foto nga premiera duke bërë edhe një dedikim për partnerin e saj, që është protagonist në filmin e ri.
“Filmi ishte perfekt, krenare me ty”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e fotografive, që u vërshua nga komentet dhe pëlqimet e admiruesve të tyre.
Theksojmë që Luizi luan rolin kryesor në film përkrah aktores Olta Gixhari, pjesë e kastit janë partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, Dea Michel, Luan Jaha, Ylber Bardhi e shumë të tjerë.
Kiara ndërkohë gjithashtu ka nisur një projekt të ri televiziv, nga e diela që lamë pas ajo do të udhëheq emisionin “DTWS Fan Club”, që vjen në kuadër të spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars Albania”. /Telegrafi/