Sami Khedira beson se shoku i tij i skuadrës Gianluigi Buffon, meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ pasi ka 20 vite që luan në nivelin më të lartë të futbollit.
Portieri bianconer nuk ishte dominuar fare vitin e shkuar në listën e shkurtër, ndërsa këtë vit gjenet aty.
“Mendoj që ka shumë futbollistë që e meritojnë ‘Topin e Artë’, po ashtu edhe një portier si Buffoni”.
“Definitivisht ai e meriton, pasi është një lojtar që luan në nivele të larta për 20 vite, por duhet të kemi konsideratë edhe për Ronaldon”.
“E njoh mirë, kam luajtur me të për pesë vite. Ai e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian, por ka shënuar edhe shumë gola. Është lojtar fantastik”.
“Aty janë edhe Lionel Messi dhe Neymar, që po ashtu mund ta fitojnë ‘Topin e Artë’”, ka thënë Khedira. /Telegrafi/