Site icon Telegrafi

Khedira largohet nga Juventusi, ka oferta nga MLS

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, ka oferta nga MLS me klube si LA Galaxy, New York City FC dhe New York Red Bulls.

Gjermani ka qenë në formë të mirë këtë sezon me Juventusin ku ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime.

Khedira ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2019, por Calciomercato  shkruan se ai mund t’i marr parasysh ofertat nga SHBA-të.

Lexo po ashtu Juventusi buzëqesh, kthehet Dybala

Kjo faqe beson se LA Galaxy dhe New York, janë dy skuadra që mund t’i plotësojnë apetitet financiare të lojtarit.

Për momentin Khedira është i fokusuar te Juventusi, por në fund të sezonin mund të marr një vendim. /Telegrafi/

Exit mobile version