Sami Khedira ka kërkuar nga Juventusi që ta transferojë mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.
Mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë thuhet se është pranë arritjes së marrëveshjes me Bianconerët, ndërkohë që kontrata me Redsat i skadon në fund të këtij sezoni.
Khedira beson se bashkëlojtari te përfaqësuesja do të kishte sukses te Zonja e Vjetër.
“E njoh shumë mirë Emre Canin, është i ri, por është shumë i fortë dhe shumë i talentuar”.
“Ai duhet të mësojë akoma dhe të zhvillohet duke marrë parasysh moshën e tij, mirëpo po të isha unë kryesia e Juventusit, do ta shfrytëzoja rastin për ta transferuar”.
“Atij do t’i skadojë kontrata (në fund të sezonit)”, ka deklaruar Khedira për Sky Sport Itaia.
Can është pjesë e Liverpoolit nga viti 2014 kur u transferua nga Bayer Leverkuseni. /Telegrafi/