Mesfushori gjerman Sami Khedira ka paralajmëruar largimin nga skuadra kampione e Italisë, Juventus.
Khedira nuk ka pasur hapësira të shumta edicionin e kaluar, por me ardhjen e Ramsey e Rabiot, hapësirat për të janë zvogëluar edhe më shumë.
Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri nuk e preferon gjermanin i cili tanimë është duke shikuar mundësi të reja.
Së fundmi është skuadra angleze Wolverhampton Wanderers që ka shprehur interesim për transferimin e Khediras.
Mediat italiane kanë raportuar se Khedira ka arritur marrëveshje me Wolves, ndërsa tani pritet klubi anglez të bisedoj me Juventusin.
32-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me Wolves, edhe pse interesim për të kanë shprehur edhe Besiktas dhe Schalke 04. /Telegrafi/