Site icon Telegrafi

Khedira, çelësi i transferimit të Emre Canit

Sami Khedira do të lirojë rrugën për afrimin e Emre Can në Juventus verën e ardhshme, duke kaluar në një fazë të re të karrierës së tij në kampionatin amerikan, MLS.

Burime të shumëfishta të mediave italiane sugjerojnë se Bianconerët do hidhen me gjitha forcat në sulm për Canin nga janari, pasi kontrata e tij me Liverpoolin do të skadojë në qershor të vitit 2018.

Lexo po ashtu Juventusi ofertën e fundit për Emre Can

Sipas Calciomercato.it, reprezentuesi gjerman do të zëvendësojë shokun e tij të Die Mannschaft në Torino, Khediran.

Khedira arriti si agjent i lirë nga Real Madrid në vitin 2015 dhe besohet të jetë në sezonin e tij të fundit në Serie A me Zonjën e Vjetër.

Lexo po ashtu Khedira largohet nga Juventusi, ka oferta nga MLS

Faza tjetër e karrierës së gjermanit pritet të jetë në kampionatin amerikan, MLS, pasi 30-vjeçari kohëve të fundit po vuan shumë nga lëndimet dhe nuk po mund t’i përballoj nivelet më të larta të futbollit.

Khedira ka bërë 74 ndeshje konkurruese për Juventusin, duke kontribuar me 10 gola dhe shtatë asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version