Telegrafi

Khabibit mund t’i merret titulli për shkak të përfshirjes në incidentet e dhunshme pas meçit ndaj McGregorit

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (Photo by Harry How/Getty Images)

Shefi i UFC-së, Dana White, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që Khabib Nurmagomedovit t’i merret titulli i kampionit në kategorinë e peshave të lehta, për shkak të ndikimit të tij në përleshjen që pasoi pas duelit kundër Conor McGregorit në UFC 229 në Las Vegas.

Triumfi i Nurmagomedovit në raundin e katërt u la në hije nga skenat e shëmtuara, pasi rusi sulmoi anëtarët e ekipit të irlandezit.

Edhe pjesëtarë të ekipit të Khabibit hynë në ‘Tetëkëndësh’ duke e sulmuar Conor McGregorin.

Lexo po ashtu Lajmet për duelin Khabib v McGregor

Duke i komentuar këto ngjarje, White nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që kampionit t’i merret titulli.

“Nuk është qind për qind (se do ta humbë titullin). Ne kemi rregullore nga komisioni shtetëror… Komisioni sportiv i Nevadas do të jetë shumë i vështirë (në raport me Khabib)”.

Khabib Nurmagomedov pas përleshjes (Photo by Harry How/Getty Images)

“Guvernatori (i Nevadas) ishte këtu, ai u largua duke vrapuar nëpër ndërtesë, kjo nuk është aspak e mirë, ai (Khabib) është në telashe”, ka thënë White pas meçit.

Më pas, kreu i UFC-së ka theksuar se rusi i pamposhtur mund të suspendohet nga autoritetet e Nevadas dhe pastaj t’i merret titulli. /Telegrafi/