Shefi i UFC-së, Dana White, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që Khabib Nurmagomedovit t’i merret titulli i kampionit në kategorinë e peshave të lehta, për shkak të ndikimit të tij në përleshjen që pasoi pas duelit kundër Conor McGregorit në UFC 229 në Las Vegas.
Triumfi i Nurmagomedovit në raundin e katërt u la në hije nga skenat e shëmtuara, pasi rusi sulmoi anëtarët e ekipit të irlandezit.
That tweet got deleted but here’s the video of McGregor throwing first blow. #ufc229 #Khabib pic.twitter.com/Jf6KK23TbJ
— BARCELONISTA (@Barcelonista95A) October 7, 2018
Edhe pjesëtarë të ekipit të Khabibit hynë në ‘Tetëkëndësh’ duke e sulmuar Conor McGregorin.
Duke i komentuar këto ngjarje, White nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që kampionit t’i merret titulli.
“Nuk është qind për qind (se do ta humbë titullin). Ne kemi rregullore nga komisioni shtetëror… Komisioni sportiv i Nevadas do të jetë shumë i vështirë (në raport me Khabib)”.
“Guvernatori (i Nevadas) ishte këtu, ai u largua duke vrapuar nëpër ndërtesë, kjo nuk është aspak e mirë, ai (Khabib) është në telashe”, ka thënë White pas meçit.
Më pas, kreu i UFC-së ka theksuar se rusi i pamposhtur mund të suspendohet nga autoritetet e Nevadas dhe pastaj t’i merret titulli. /Telegrafi/