Ylli i MMA, Khabib Nurmagomedov, është bërë personaliteti i fundit që thotë se Lionel Messi nuk e meritonte të fitonte çmimin “Topi i Artë” për vitin 2021.
Messi shkroi historinë duke fituar një çmim e “Topit të Artë” për herë të shtatë në karrierë. Megjithatë shumë sportistë nuk janë të bindur se Messi ishte zgjedhja e duhur për çmimin e këtij viti.
Statistikat e tij individuale gjatë vitit kanë qenë mbresëlënëse, por argjentinasi fitoi vetëm Kupën e Amerikës me Argjentinën.
Robert Lewandowski ishte një nga pretendentët pasi ka shënuar 65 gola për klubin dhe kombëtaren këtë vit, si dhe ka fituar Bundesligën.
Pretendentë të tjerë ishin Jorginho, Mohammed Salah, Karim Benzema dhe N’Golo Kante.
Khabib që njihet si fans i madh i futbollit, beson se dy nga pretendentët e mësipërm e merituan çmimin këtë vit më shumë se sa Messi.
Khabib Nurmagomedov believes two players deserved Ballon d'Or over Lionel Messihttps://t.co/zc76ly3PhL pic.twitter.com/SQT6AHWV18
— Mirror Fighting (@MirrorFighting) December 16, 2021
“Unë do t’ia jepja Leëandoëskit ose Benzema. Njëri prej tyre. Lewandowski, mendoj. Tre vitet e fundit, ai është futbollisti më i mirë”.
“Ne mund t’i shohim rezultatet e tij. Çfarë bën ai. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve. Ai ka shënuar më shumë se 120 gola dy vitet e fundit. Për kombëtaren dhe klubin, është një rezultat i mrekullueshëm”, deklaroi luftëtari i MMA. /Telegrafi/