Rivali më i ashpër i Conor McGregor, Khabib Nurmagomedov është përgjigjur pasi irlandezi theu kyçin e këmbës gjatë humbjes së tij në UFC 264 ndaj Dustin Poirier.
McGregor po kërkonte të kthehej në kolonën e fitoreve kundër Poirier, pasi kishte humbur ndaj ish-kampionit të përkohshëm të lehta në muajin janar.
Ai kishte momentet e tij të mira në raundin e parë të meçit kryesor të shtunën pas mesnate, por Poirier pothuajse me siguri e kishte fituar raundin pasi ishte më i mirë në pesë minutat e para.
Pak përpara se të përfundonte raundi i parë, McGregor synoi një grusht por u rrëzua, pasi në tentativë theu kyçin e këmbës dhe gjyqtari ndali meçin.
Nuk i duhej shumë Khabibit për t’u lajmëruar në Twitter, me ish-kampionin e peshave të lehta në pension që pretendonte se e mira kishte fituar mbi të keqen.
“E mira gjithmonë mposht të keqen. Shumë i lumtur për Dustin Poirier. Shpresoj të merr rripin në fund të vitit”, ka shkruar Khabib në profilin e tij.
Good always defeats evil.
Very happy for @DustinPoirier I hope you will get the belt end of the year— khabib nurmagomedov (@TeamKhabib) July 11, 2021
Nurmagomedov i pamposhtur mund të ketë dalë në pension gati para një viti, por kjo nuk e ndaloi McGregor të fliste për rusin përpara luftës së tij të shtunën.
McGregor pretendoi se rivali i tij nuk kishte bërë “asgjë në këtë sport” para se të largohej dhe ‘të bëhej i trashë’ në pension. /Telegrafi/