Khabib Nurmagomedov ka thënë se ai është duke pritur një telefonatë nga presidenti UFC-s Dana White për një rimeç me Conor McGregorin, pas përballjes me Tony Ferguson në UFC 249.
Kampioni i peshave të lehta në artet marciale të përziera kishte thënë më parë se nuk do të takohej më me irlandezin, pas triumfit që mori në tetor të vitit 2018.
Që nga atëherë, rusi e ka mposhtur Dustin Poirier dhe tani do të ketë punë me Fergusonin. Në anën tjetër, McGregor është rikthyer po ashtu me një fitore ndaj Donald Cerrones në fillim të këtij viti.
Khabib ka bërë me dije se ai është i gatshëm që të përballet me McGregorin, gjersa pret një telefonatë nga i pari i UFC-s.
“Ai njeri (Dana White) duhet të më telefonojë mua”, ka thënë kampioni në fuqi për ESPN. “Dhe ai do të më telefonojë 100 për qind”.
“Dana, të lutem mos më telefono. Nëse dëshiron , të shkojmë – po e di se do më telefonojë. Do të shohim. Më mirë të fokusohemi tani te Tony Ferguson”, ka shtuar më tej Khabib.
Fetguon që është 36-vjeçar, ka 12 ndeshje pa humbje dhe divizonin e peshave të lehta dhe që pritet t’i shkaktojë mjaftë probleme rusit. /Telegrafi/