Site icon Telegrafi

Khabib: Nuk vendos presidenti i UFC-së nëse unë përballem me McGregorin apo jo

Khabib Nurmagomedov dhe Dana White (Foto: Isaac Brekken/Getty Images)

Khabib Numagomedov ka thënë se shanset për t’u ripërballur me Conor McGregorin në vitin 2020 janë shumë të vogla.

Boksieri rus nuk e dëshiron përballjen me irlandezin që e mposhti në tetor të vitit të kaluar, shkaku i komenteve fyeses nga ana e tij dhe e stafit.

Khabib ka thënë se befasohet nga deklarata e presidentit të UFC-së, Dana White, se nëse ai fiton ndaj Tony Fergusonit dhe McGregor e mposht Donald Cerronen, do të ketë rimeç.

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se Cerrone ka humbur shtatë apo tetë ndeshje nga dhjetë të zhvilluara, ndërsa ky tjetri (McGregor) ka katër vite që nuk ka fituar”, ka thënë rusi.

“Është si një ligë e vogël – nuk ka rëndësi kush fiton atje. Unë jam i befasuar nga Dana White që thotë së Conor do të mposhtë Cerronen dhe unë do fitoj ndaj Tony Fergusonit, do të ketë rimeç. Unë vendosi se me kë do të luftoj”.

Lexo po ashtu McGregor mund të jetë një fitore larg rimeçit me Khabibin

“Fillimisht, për të luftuar ai (Conor) me mua, duhet të bije në peshën e 70 kilogramëve dhe t’i fitojë dhjetë ndeshje radhazi, këtë e kam thënë edhe më parë”, ka shtuar më tej Khabib.

Khabib aktualisht është kampion në peshat e mesme dhe do të sfidohet në vitin tjetër nga Ferguson. /Telegrafi/

Exit mobile version