Telegrafi

Khabib kërkon falje, por nuk pranon pyetje: Conori tregoi mos respekt për fenë dhe familjen time, Putini më uroi fitoren

Khabib Nurmagomedov para duelit me Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Khabib Nurmagomedov arriti të mbrojë titullin e peshave të lehta në UFC ndaj Conor McGregor.

Por, nata që ishte e destinuar të mbetej e paharruar për të mirë në T-Mobile Arena në Las Vegas, përfundoi në një kaos të vërtetë.

Khabib pas fitores për një moment u tradhtua nga nervat dhe kaloi mburojat e oktagonit dhe filloi të përleshet me skuadrën e Conorit, gjë që në fund prodhoi një rrahje masive mes dy palëve.

Khabib Nurmagomedov pas përleshjes (Photo by Harry How/Getty Images)

Pas gjithë kësaj ndërhyrja e policisë dhe e sigurimit ishte e nevojshme, për gjithë këtë foli rusi në konferencën për media, por nuk pranoi pyetje nga gazetarët:

“Së pari dua të kërkoj falje, kjo nuk është ana ime më e mirë. Nuk e kuptoj se si njerëzit flasin se si kalova oktagonin. Ai foli për fenë dhe familjen time, vendin dhe babin tim, ai erdhi në Broklin dhe bëri probleme te autobusi, gati sa nuk vrau disa persona”.

Lexo po ashtu Khabib Nurmagomedov - Në oktagon i pamposhtur, jashtë tij një mysliman i devotshëm: Një ditë Fitër Bajrami në fshatin e tij të lindjes në Rusi

“MMA është sporti i respektueshëm, nuk duhet folur budallallëqe”, tha 30 vjeçari, duke kritikuar edhe pak mediat për devijimin e këtij sporti.

:E di që babai do të më qortoj kur të shkoj në shtëpi. Nevada, Vegas ju kërkoj falje. Ju faleminderit të gjithëve”.

Lexo po ashtu Xhirimet nga të pranishmit përreth oktagonit tregojnë më së miri se si ndodhi e gjithë përleshja

“Edhe… jam shumë krenar, të gjithë mediat kanë folur për një fotografi të tij (Conorit) me Putin, por Putin më thirri dhe është shumë krenar me mua dhe më uroi fitoren”, shtoi për fund Khabib.

McGregor ishte i ftuari i Putinit për të shikuar finalen e Botërorit në Rusia 2018

Pra, Khabib i kërkoi falje të gjithëve, por Conorit dhe skuadrës së tij dhe me siguri është i vetëdijshëm që e pret një dënim i rënd për përleshjen e shkaktuar. /Telegrafi/