Telegrafi

Khabib e paralajmëron McGregorin: Duhet t’i fitosh dhjetë ndeshje për t’u ripërballur me mua

Khabib Nurmagomedov ka thyer heshtjen në lidhje me rimeçin ndaj Conor McGregorit.

Boksieri rus ka thënë se irlandezi duhet t’i fitojë dhjetë ndeshje radhazi për t’u përballur sërish me të.

Dy sportistët e arteve marciale ishin përballur në tetor të vitit të kaluar, derisa Khabib kishte fituar me specialitetin e tij, duke e ngulfatur Mcgregorin.

Conor McGergor vs Khabib Nurmagomedov (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Pas ballafaqimit, situata mes të dyja kampeve kishte eskaluar dhe kishte filluar përleshja jashtë oktogonit, derisa UFC i kishte suspenduar që të dy boksierët.

Pas këtij dënimi, McGregor ishte pensionuar nga sporti i arrtëve marciale, por pak muaj më parë u rikthye sërish dhe po kërkon që të ripërballet me Nurmagomedovin.

Momenti i triumfit të Khabib Nurmagomedov ndaj Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, rusi e ka paralajmëruar irlandezin që për ta fituar rimeçin duhet t’i zhvillojë dhjetë takime dhe që të dhjetat t’i fitojë.

Lexo po ashtu Gjërat sa vijnë e bëhen më serioze: Nurmagomedov dhe Mayweather mund të përballen në vitin 2020

“Sa për rimeçin, të luftosh për brezin e UFC-së, e kujtoj se kisha nëntë apo dhjetë përballje. Nëse ai fiton dhjetë lufta radhazi, atëherë kjo gjë është e mundur”, ka thënë Khabib.

Duket se irlandezi duhet të shikojë një mënyrë tjetër për të arritur deri të ripërballja me rusin dhe ta rikthejë në belin e tij brezin e UFC-së. /Telegrafi/