KFOR-i së bashku me zyrtarët e Policisë së Kosovës janë duke vazhduar të monitorojnë gjendjen në veri.
Deri tani situata është nën kontroll dhe nuk raportohet për ndonjë incident apo ndonjë pengesë gjatë procesit të votimit, transmeton Telegrafi.
Deri në orën 11:00 sipas të dhënave nga KQZ-ja 313 qytetarë kanë votuar në Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 19:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime. /Telegrafi/