Telegrafi

Kevin Zefi, 16-vjeçari shqiptar me pasaportë irlandeze transferohet te Interi

Sensacioni shqiptaro-irlandez, Kevin Zefi thuhet se ka rënë dakord për një lëvizje te kampionët e Serie A, Interi nga klubi Shamrock Rovers.

16-vjeçari do të transferohet në Itali në javët e ardhshme për të filluar para-sezonin e tij.

Zefi u bë golashënuesi më i ri në historinë e Ligës së Irlandës kur shënoi për ekipin aktual Shamrock Rovers në muajin shtator kundër Longford Town, me vetëm 15 vjet.

Djaloshi me prejardhje shqiptar vlerësohet si njëri nga talentet më emocionues që ka dalë nga Irlanda në vitet e fundit.

Ai po këshillohet nga ish-ylli i Tottenham Hotspur dhe Newcastle United, Stephen Carr.

Klubet në Gjermani dhe Holandë ishin gjithashtu të etur për talentin shqiptar, por admiruesit afatgjatë të Interit tashmë kanë fituar garën.

Nerazzurrët u përpoqën të bëjnë një marrëveshje verën e kaluar, por vetëm tani është arritur ajo.

Kampioni aktual italian do të angazhojnë Zefin në skuadrën e tyre U-19, ndërsa për të ishin të interesuar edhe një mori klubesh angleze.

Zefi është reprezentues i Irlandës, ndërsa te ekipi U-15 ka shënuar gjashtë gola në 10 paraqitje. /Telegrafi/