Telegrafi

Këto pritet të jenë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë-Kroaci

Kosova do të zhvillojë takimin e parë si vendas në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2016”.

Për koinçidencë, kundërshtari i parë të cilit i bënë konak, është gjiganti botëror, Kroacia.

Takimi do të luhet në Shkodër më 6 tetor, derisa shumë shpejtë pritet të dalin në shitje edhe biletat.

Gazeta Olle mëson se çmimi më i lirë i tyre pritet të jetë 10 euro për tribunat pas portave. 20 euro do të jenë çmimet për tribunën lindore dhe 55 për pjesën VIP.

Lexo po ashtu FIFA i jep leje edhe një lojtarit, FFK në pritje të tri përgjigjeve tjera

Zyrtarisht ende nuk është bërë i ditur nga FFK çmimi i biletave, por të dielën, sekretari i FFK-s, Eroll Salihu tha në RTK se çmimi do të jetë përafërsisht i ngjashëm me ndeshjet e Kombëtares shqiptare.

Çmimet janë të larta duke parë se tifozët duhet edhe të udhëtojnë nga Kosova për në Shkodër.