Shenja juaj e zodiakut mund të zbulojë nëse jeni tipi që ka gjasa të hyni në një lidhje afatgjatë
Ka disa njerëz që vdesin të jenë beqarë, të shijojnë lirinë në çdo dimension tyrin, të caktojnë çdo takim apo ngjarje në jetën e tyre sipas kohës dhe mënyrës së vet e plot përfitime të tjera
Por, në mesin e tyre, ka tre shenja që dallojnë për dëshirën e të qenit në një marrëdhënie sepse ata thjesht nuk dinë të jetojnë vetëm.
Të qenit në një lidhje i bën të ndihen të përmbushur dhe të vlerësuar. Ja për cilat shenja bëhet fjalë!
Demi
Një Dem rrallë ndihet i/e plotësuar derisa të ketë gjetur një tjetër njeri të rëndësishëm në jetën e vet. Si një shenjë e sunduar nga Venera, Demat ëndërrojnë për takimet e para, darkat romantike dhe rënien kokë e këmbë në dashuri.
Qëllimi i tyre është të gjejnë një partner/e afatgjatë, në mënyrë që të mund të jetojnë në një rutinë komode. Të qenit në një romancë me një partner/e u jep shumë siguri, ndaj nuk duan ta kalojnë kurrë jetën si beqarë, shkruan Bustle, përcjell Telegrafi.
Gaforrja
Gaforrja sundohet nga Hëna, e cila mishëron sigurinë në të gjitha format e saj, duke përfshirë dhe aspektin emocional. Kjo shenjë nuk e do vetminë dhe jetën si beqare, por qëndrueshmërinë dhe lehtësinë për të qenë në një lidhje dashurie.
Gaforret ndihen më mirë kur zgjohen pranë dikujt apo kur kthehen në shtëpi te dikush dhe nuk u pëlqen asgjë më shumë se të kenë një partner/e që ta dashurojnë. Ndaj, vështirë se mund të shihni Gaforre beqare!
Peshorja
Peshorja është gjithmonë një lëmsh i madh stresi kur është vetëm apo beqar/e. Peshoret duan një partner/e aq shumë saqë “hidhen” fshehurazi tek aplikacionet e takimeve për të njohur një person të ri.
Misioni i tyre? Të kenë një të dashur sa më shpejt të jetë e mundur sepse ata janë vazhdimisht në kërkim të lidhjeve, kundrejt qetësisë së beqarisë. Si një shenjë flirtuese, nëse ata janë vetëm me siguri që do të ankohen gjithë kohës te miqtë e tyre për faktin se janë vetëm.
Akrepi
“Akrepi është një shenjë fikse, që do të thotë se pasi angazhohen, ata priren të qëndrojnë në të gjitha uljet dhe ngritjet”, thotë Lang, aq sa ata madje kanë këmbënguljen për të qëndruar në një lidhje shumë kohë pasi të ketë kaluar data e skadencës. Sipas Lang, ata mund të mos kërkojnë në mënyrë aktive marrëdhënie afatgjata, por sapo të gjejnë dikë që mund t’i besojnë, ata janë gjithnjë besnikë.
“Besimi mund të jetë një nga sfidat e Akrepit në marrëdhënie,” thotë ajo. “Ata kanë tendencë të kenë nevojë për siguri emocionale dhe duan një partner me të cilin mund të ndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre më të thella.”
Bricjapi
Bricjapi mundon të gjitha gjërat i bën mirë vet. Por ata që kërkojnë marrëdhënie, vendosin një partneritet si synimin e tyre dhe kur një Bricjap ka një qëllim, ata do të bëjnë gjithçka që munden për ta arritur atë. “Ata vlerësojnë strukturën sociale të një partneriteti dhe martese afatgjatë,” thotë Lang.
Ata nuk nxitojnë dhe kanë tendencë të mbajnë në mendje takimin e fundit. Meqenëse janë të orientuar drejt marrëdhënieve, bricjapët janë shumë të kujdesshëm se për kë investojnë kohën dhe energjinë e tyre. /Telegrafi/