Telegrafi

Këto pamje zbulojnë të vërtetën e moshës së Sanches (Video)

Talenti i Portugalisë, Renato Sanches është kthyer në qendër të vëmendjes pasi ish-futbollisti dhe trajneri francez, Guy Roux ka ngritur disa akuza të rënda në drejtim të luzitanit i cili sipas tij po mashtron me ditëlindjen.

Një ‘lumë’ akuza ka ngritur edhe e përditshmja spanjolle ‘AS’ e cila thekson se Sanches është regjistruar 5 vite me vonesë në gjendjen civile në Lisbonë për shkak të ndarjes së prindërve.

Në videon më poshtë mund të shihni të vërtetën e këtyre spekulimeve pasi ‘calciomercato’ zbulon momentet nga fëmijëria e Sanches i cili shihet në të njëjtën gjatësi dhe strukturë fizike si fëmijët e tjerë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Kjo video i hedh poshtë të gjitha spekulimet dhe ‘baltën’ e hedhur mbi Sanches pasi nëse do ishte 5 vite më i madh atëherë do të kishte një ndryshim në strukturën fizike krahasuar me shokët e skuadrës, shkruan ‘calciomercato’.

Kujtojmë se Sanches para se të fillonte ‘Euro 2016’ është transferuar nga Benfica tek Bayern Munich për 35 milionë euro.