Telegrafi

“Këto këpucë që po i shkel bëjnë 800 euro”, Antonela Berisha përfshihet në një debat të ashpër me Monikën

Big Brother VIP është kthyer në një nga formatet më të diskutuara në trojet shqiptare.

Debatet, ngacmimet e lojërat ndërmjet banorëve nuk mungojnë, gjersa vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi ka qenë Antonela Berisha dhe Monika Lubonja që janë përfshirë në një debat të ashpër për shkak të një palë këpucëve.

Foto: Screenshot/Instagram

Ka qenë aktorja që ia ka shkelur pa dashje këpucët Berishës, gjersa ish-konkurrentja e “Përputhen” i është kthyer: “Monikë më fal, bëjnë 800 euro këto këpucë që po i shkel me këmbë”.

“Jo nuk i shkela, i shtyva me këmbë”, u përgjigj Lubonja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Po e them se e kam bezdi, më duhet ose me mbyll gojën ose që të dalë prej shtëpisë që të jenë në rregull të gjithë”, vazhdoi më tej Berisha.

Foto: Screenshot/Instagram

Antonela momentalisht po konsiderohet si një nga banoret më pak të preferuara të publikut.

Ajo këtë javë është pretendente për t’u larguar nga spektakli i Big Brother VIP. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.