Pavarësisht se ka vite që është lënë pas dore dhe si pasojë e shkatërrimit të tij urbanistik, Detroit është ende qyteti më kapitalist i veturave në SHBA, në mos në botë.
Dhe, për këtë shkak, prodhuesit e veturave nga e gjithë bota në janar grumbullohen në qytetin e Detroitit, për të lansuar konceptin apo veturën tyre të fundit, transmeton koha.net.
Derisa disa prodhues të vetura nuk kanë marrë pjesë në panairin e sivjetmë të Detroitit, kurse shumë nga prodhuesit e njohur si Ford nuk kanë prezantuar koncepte apo vetura të reja, me prezantime të shumta të koncepteve dhe veturave të reja nga prodhues tjerë, prapë ky qytet tregoi se është shumë i rëndësishëm në industrinë e veturave.
Më poshtë janë disa fotografi të koncepteve dhe veturave të reja që kanë bërë më së shumti bujë deri më tani, e që tashmë janë prezantuar në këtë panair, i cili do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 21 janar 2016.
Koncepti Acura Precision
Audi h-tron Quattro
Lexus LC 500
Chrysler Pacifica
Buick Avista
Koncepti Nisan IDS
Porsche 911
Infiniti Q60
Honda Ridgeline
BMW M4
Lincoln Continental
Chevy Cruze
Nissan Titan
Volkswagen Tiguan
Volkswagen Beetle Dune