Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas 52 ditësh ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.270% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 24.548% të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.234% të votave, koalicioni AAK-PSD ka marrë 11.515% të votave, Lista Serbe ka marrë 6.402% të votave, koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 5.002% të votave, shkruan Telegrafi.
Daka ka treguar edhe ulëset në Kuvend që do t’iu përkasin partive politike.
“Në bazë të reuzultateve të subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje ka 29 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 28 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës ka 24 ulëse, koalicioni AAK-PSD ka 13 ulëse, Lista Serbe ka 10 ulëse, koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 ulëse”, ka thënë ajo.
Lëvizja Vetëvendosje do të ketë këta deputetë:
Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Hekuran Murati, Mimoza Kusari Lila, Liburn Aliu, Sarana Bogujevci, Rexhep selimi, Haki Abazi, Yllza Hoti, Mefail Bajqinovci, Labinotë Demi-Murtezi, Gazmend Gjyshinca, Valon Ramadani, Hajrulla Çeko, Jahja Kokaj, Arberije Nagavci, Fitore PAcolli Dalipi, Artan Abrashi, Shpejtim Bulliqi, Arber Rexhaj, Agon Batusha, Salih Zyba, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Dimal Basha, Fatmire Kollçaku, Fjolla Ujkani, Fitim Uka.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë këta deputetë:
Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Marigona Geci, Driton Selmanaj, Arban Abrashi, Ekrem Hyseni,Fetah Rudi, Frashër Demaj, Shkëmb Manaj, Arben Gashi, Armend Zemaj, Ardian Shala, Haxhi Avdyli, Rrezarta Krasniqi, Vlora Limani-Hajnuni, Shkelzen Hajdini, Lirije Kajtazi, Ilir Ferati, Fatmir Rexhepi, Hykmete Bajrami, Ilir Tasholli, Doruntinë Maloku-Kastrati, Saranda Musliu, Valendina Bunjaku-Rexhepi.
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë këta deputetë:
KAdri veseli, Uran Ismaili, Mergim Lushtaku, Ferat Shala, Elmi Reçica, Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Kujtim Gashi, Bajrush Xhemaili, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Hajredin Kuçi, Bekim Haxhiu, Sejdi Hoxha, Fatmir Xhelili, Eliza Hoxha, Gazmend Bytyçi, Ariana Musliu Shoshi, Ganimete Musliu, Evgjeni Thaçi Dragusha, Blerta Deliu Kodra, Besa Ismaili Ahmeti, Floretë Zejnullahu, Valdete Idrizi.
Koalicioni AAK-PSD do të ketë këta deputetë:
Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Bekë Berisha, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Rasim Selmanaj, Gazmend Syla, Ali Berisha, Arber Tolaj, Shkumbin Demaliaj, Albena Reshitaj, Teuta Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi.
Ndërsa Partia Socialdemokrate(PSD) nuk do të ketë përfaqësim në Kuvend. Kjo pasi që me hyrjen në Kuvend të koalicionit NISMA-AKR-PD, kjo parti të vetmën deputete që petendonte të ishte pejsë e Kuvendit, Natyra Kuçi, nuk e ka më.
Koalicioni NISMA-AKR-PD do të ketë këta deputetë:
Fatmir Limaj, Behgjet PAcolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi Krasniqi, Albulena Balaj Halimaj.
Lista Serbe do të ketë këta deputetë:
Jasmina Dedic, Milos Perovic, Verica Ceranic, Igor Simic, Zoran Mojsilovic, Ivan Todosijevic, Miljana Nikolic, Branislav Nikolic, Ljubinko Karadzic, Slavko Simic.
Ndryshe tani pas certifikimit të rezultateve,për konstituimin e Kuvendit, brenda 30 ditëve, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet ta thërras seancën konstituive të Kuvendit, ku në këtë seancë do të konfirmohen mandatet e deputetëve. Pastaj Kuvendi konsiderohet i konstituar pas votimit të suksesshëm të kryetarit dhe të nënkryetarëve të tij.
Ndërsa për formimin e Qeverisë, pas konstituimit të Kuvendit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër. Në këtë rast kandidati i propozuar për kryeministër duhet ta paraqes përbërjen e kabinetit të tij qeverisës para Kuvendit brenda 15 ditës pas emërimit. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit./Telegrafi/