Kanë përfunduar tri ndeshjet e para në Ligën e Evropës dhe janë mësuar çerekfinalistët e parë.
Gjiganti turk, Besiktas ka arritur të triumfojë përballë grekëve të Olympiakos në ndeshjen e dytë me rezultat 4-1 duke u kualifikuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Kualifikim ka siguruar edhe Genku i Belgjikës pasi ka eliminuar Gentin me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Ndërkohë skuadra spanjolle Celta Vigo ka triumfuar edhe në Rusi në ndeshjen e dytë.
Spanjollët triumfuan ndeshjen e parë ndaj Krasnodarit 2-1, ndërsa në të dytën 0-2 për të kaluar tutje. /Telegrafi/
Rezultatet:
Besiktas – Olympiakos 4-1 (5-2)*
Genk – Genta 1-1 (6-3)
Krasnodar – Celta Vigo 0-2 (1-4)