Site icon Telegrafi

Këto janë skuadrat italiane që kanë fituar më shumë penallti në dhjetë vitet e fundit

Ditë më parë Radja Nainggola, ka thënë se e urrejë Juventusin që nga fëmijëria, pasi ata fitojnë gjithmonë duke iu dhuruar penallti.

Por statistikat në vitet e fundit dalin kundër asaj se çfarë ka thënë belgu.

Skuadra e Romës është e dyta në renditjen dhjetë vjeçare për numrin e penalltive të fituara.

Sipas calciomercato, nga sezoni 2007-08, Roma ka marrë hiq më pak se 76 penallti, transmeton Telegrafi.

Listës i prinë bindshëm Milani me 89 penallti të fituara pro.  Pas Milanit dhe Romës është Napoli me 73 penallti të fituara.

Juventusi është i katërti me 61 penallti, ndërsa Interi i pestë me 54. /Telegrafi/

Renditja e penalltive të fituara në Serie A

Milan 89

Roma 76

Napoli 73

Juventus 61

Inter 54

 

Exit mobile version