Telegrafi

Këto janë ndeshjet çerekfinale dhe datat se kur do të zhvillohen të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve

Me fitoret e Bayernit dhe Barcelonës në natën e mbrëmshme janë kompletuar tetë skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve.

Gara më e madhe evropiane e klubeve nuk do të pushoj, pasi që më 12 gusht do të zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale.

Befasia më e këndshme e këtij edicioni, Atalanta do të përballet me gjigantin francez Paris Saint Germain.

Më 13 gusht na pret një sfidë shumë interesante mes Red Bull Leipzig dhe Atletico Madrid, ndërsa një ditë më vonë luhet super sfida e këtij raundi mes Barcelonës dhe Bayern Munichut.

E ndeshja e fundit çerekfinale në Ligën e Kampionëve zhvillohet më 15 gusht mes Manchester Cityt dhe Olympique Lyon.

Vlen të theksohet se të gjitha ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale do të zhvillohen me vetëm nga një ndeshje.

Dy ndeshjet gjysmëfinale janë paraparë të zhvillohen më 18 dhe 19 gusht, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 23 gusht.

Kujtojmë që nga ky raund garash të gjitha takimet do të zhvillohen në terren neutral dhe klubet tanimë kanë marrë rrugë për në Porutgali ku do të luhen ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Çerekfinalet

15 gusht Manchester City – Olympique Lyon
13 gusht RB Leipzig – Atletico Madrid
14 gusht Barcelona – Bayern Munich
12 gusht Atalanta – PSG

Gjysëmfinalet

18 gusht Fituesi 2 – Fituesi 4
19 gusht Fituesi 1 – Fituesi 3

Finalja

23 gusht