Shumë shpejtë pritet të dalin në qarkullim monedhat e reja prej 100 dhe 200 euro, nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).
BQE ka paralajmëruar se në qarkullim këto monedha do të dalin të martën më 28 maj. Sipas njoftimeve me këto monedha BQE-ja, do ta përmbyll procesin e zëvendësimit të monedhave të vjetra me të reja.
Deri tani BQE-ja, ka ndryshuar monedhat 5, 10, 20 dhe 50 euro.
Banka Qendrore Europiane tha se nuk do të prodhohen më monedhat me prerje 500 euro për të luftuar korrupsionin në Europë, shkruan Telegrafi.
Sipas statistikave të BQE-së, kartëmonedhat 500-euroshe zënë rreth 2.4 për qind të të gjitha kartëmonedhave në qarkullim, por vetëm pak më shumë sesa 20% të vlerës në total.
Sipas ekspertëve këto monedha prej 100 dhe 200 euroshe janë shumë të vështira për t’u falsifikuar por prapë pritet që në ditët e para të ketë shumë tentativa për para fallce dhe njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm. /Telegrafi/