Sot shënohet dita e 49-të që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë dhe edhe pas këtyre ditëve atje ka zhvillime të shumta.
Dhe nëse sapo na jeni bashkuar, më poshtë ua sjellim lajmet më të reja atje:
Kanë dalë raporte për një sulm kimik në qytetin e rrethuar të Mariupolit;
Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss tha se ajo po punonte me partnerët për të verifikuar raportet e përdorimit të agjentëve kimikë në Ukrainë;
Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me homologun e tij bjellorus, Aleksandar Lukashenko më vonë sot për të diskutuar për situatën në Ukrainë;
Luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen gjatë 2-3 javëve të ardhshme, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë;
Trupat ruse po grumbullohen për të sulmuar rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian;
Ndërkohë situata në Rusi tani është “më e keqja që ka qenë në dekada për sa i përket represionit”, tha drejtori i Human Rights Watch.
Harta më poshtë detajon zonat e Ukrainës nën kontrollin rus. /Telegrafi/