Pas ndeshjeve të mbrëmshme (e premte) kualifikuese, morëm pjesëmarrës të rinj në Kampionatin Evropian të Futbollit, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.
Shqipëria dhe Danimarka u kualifikuan mbrëmë në Euro 2024 dhe tani kemi 13 përfaqësuese që do t’i shikojmë verën e ardhshme në Kampionatin Evropian.
Së bashku me Gjermaninë mikpritëse, në tetor u kualifikuan edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Spanja, Skocia, Turqia, Austria dhe Anglia dhe të njëjtën gjë bënë disa ditë më parë Hungaria dhe Sllovakia.
European Qualifiers: Denmark and Albania seal #EUR02024 spots 🗒️
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 17, 2023
Kanë mbetur vetëm 11 vende, tetë përmes kualifikimeve dhe tri vende në play-off.
Ende nuk është vendosur se kush do të kualifikohet në Euro 2024 përmes kualifikueseve në grupin B (Holandë ose Greqi), grupin C (Itali ose Ukrainë), grupin D (Uells ose Kroaci), grupin E (Republika Çeke ose Polonia), grupin G (Serbia ose Mali i Zi), grupin H (Sllovenia ose Kazakistani) dhe grupin I (Zvicra, Rumania, Izraeli, por dhe Kosova po luftojnë për dy vendet e mbetura). /Telegrafi/