Telegrafi

Këto janë kombëtaret afrikane që e kanë fituar më së shumti Kupën e Kombeve (Foto)

Kombëtarja e Egjiptit e ka fituar më së shumti Kupën e Kombeve të Afrikës.

Kupa e Kombeve të Afrikës gjithmonë sjell atraksion me ndeshje të forta, duke dëshmuar forcën e garës, dhe ashtu ndodhi edhe këtë vit.

Ishte kombëtarja e Kamerunit që në vitin 2017 u tregua më e forta në Afrikë, duke e quar në fund lartë trofeun e Kupës së Kombeve, pasi mposhtën në Egjipitin në finale me rezultat 2-1, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rikthim fantastik në finale, Kameruni pas 15 viteve sundon Afrikën (Video)

Megjithatë, kombëtarja me më së shumti trofe në Afrikë është ajo e Egjiptin, që ka arritur të fitoj plot shtatë herë, duke lënë pas vetes pikërisht Kamerunin me pesë trofe.

Kombëtaret tjera që kanë fituar Kupën e Kombeve të Afrikës janë edhe Gana me katër trofe, Nigeria me tre, dhe Bregu i Fildishtë e Republika e Kongos me nga një. /Telegrafi/

Kombëtaret me më shumë tituj në Kupës së Kombeve:

Egjipti – 7 herë  

Kameruni – 5 herë  

Gana – 4 herë  

Nigeria – 3 herë  

Bregu i Fildishtë – 2 herë  

Kongo – 2 herë