Telegrafi

Këto janë gjësendet që Policia thotë se i gjeti gjatë bastisjes në depon e VV-së (Foto)

Policia e Kosovës, në një konferencë për media, ka shpalosur detajet për gjësendet që thonë se i kanë gjetur dje në rrugën ’28 Nëntori’ në Prishtinë, përgjatë një operacioni parandalues policor, realizuar me urdhër të organeve kompetente të drejtësisë.

Polica e Kosovës thotë se të gjeturat në këtë garazh tregojnë se “aty po përgatitej një sulm terrorist”.

“Në koordinim me prokurorinë mund të cilësojmë se ishte duke u kryer përgatitje e veprës terroriste”, tha një zyrtar i PK-së.

Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se depoja ku janë gjetur ka qenë në shfrytëzim të tyre.

Policia tha se është në kërkim të personave që kanë në shfrytëzim këtë objekt. /Telegrafi/