Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë ka realizuar bastisje në gjashtë lokacione në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të dyshuar lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës të bërë më 4 gusht të këtij viti.
Të arrestuarit e sotëm janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj të cilëve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi janë emrat e gjashtë të arrestuarve.
Policia përmes një konference për media ka thënë se ka pasur prova të mjaftueshme se të arrestuarit kanë qenë të përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Ndërkaq Vetëvendosje i ka cilësuar se arrestimi i gjashtë aktivistëve të saj, është akt klasik i përndjekjes së kundërshtarëve politik.
VV ka shtuar se arrestimi aktivistëve vetëm sa i ka forcuar dhe se nuk do të ndalen./Telegrafi/
Më poshtë keni provat materiale që u sekuestruan nga policia: