Telegrafi

Këto janë gjashtë skuadrat pa humbje në këtë kampionat, tri skuadra do t’ju befasojnë (Foto)

Janë gjithsej gjashtë skuadra evropiane që se kanë shijuar humbjen në këtë fillim kampionati.

Kampionati gjerman, Bundesliga ka tre skuadra që nuk kanë pësuar ende gol, ku ndër to janë skuadrat nga tri pozitat e para, Bayern Munich, RB Leipzig dhe Hoffenheim.

Bayerni deri më tani ka shtatë fitore dhe dy barazime, Leipzig ka gjashtë fitore dhe tri barazime, ndërsa Hoffenheim me pesë fitore dhe katër barazime.

Lexo po ashtu Këto janë 10 skuadrat më të forta në histori të futbollit (Foto)

Liga Premier, La Liga dhe Ligue 1 e Francës kanë nga një skuadër që janë deri më tani pa humbje, përcjell Telegrafi.

Në kampionatin anglez, Tottenham Hotspur ka pesë fitore dhe pesë barazime, Real Madridi në Spanjë gjendet në pozitën e parë me shtatë fitore dhe tri barazime, ndërsa befasia i takon skuadrës së Nice në Francë, në vendin e parë me nëntë fitore dhe dy barazime. /Telegrafi/

Skuadrat që nuk janë mposhtur në ‘Top 5’ ligat evropiane:

Bayern Munich       – 7 fitore, 2 barazime

Hoffenheim              – 5 fitore, 4 barazime  

Nice                            – 9 fitore, 2 barazime

RB Leipzig                – 6 fitore, 3 barazime

Real Madrid             – 7 fitore, 3 barazime

Tottenham               – 5 fitore, 5 barazime