Telegrafi

Këto janë fanellat e Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit për kampionatin e ardhshëm (Foto)

Tre gjigantët evropianë kanë publikuar foto e para me fanellat e reja.

Fanellat e Real Madridit që dizajnohet nga Adidas do të jenë të bardha si zakonisht.

Nike ka bërë gati fanellën e parë të Barcelonës për sezonin e ri. Fanella nuk ka sponsor kryesor dhe ka vija të trasha njësoj si ajo e edicionit 2005/06 kur Barcelona e fitoi Ligën e Kampionëve nën drejtimin e trajnerit Frank Rijkaard.

Ndërsa Juventus që është në kontratë në vitin e dytë me Adidas do të ketë fanellë më ndryshe se kjo aktualja.

Do të ketë vetëm dy vija të bardha dhe tre të zeza përpara. /Telegrafi/