Telegrafi

Këto janë dhjetë imazhet më tërheqëse të Taynës

Tayna (Foto:Instagram/tayna)

Rep-artistja nga Prizreni, Tayna është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Zeshkania e cila herë pas here ndryshon stilin e flokëve në llogarinë e saj personale, Instagram numëron mbi 800 mijë njerëz për të cilët publikon imazhe të llojllojshme.

Në të shumtën e postimeve të saj, këngëtarja e cila në realitet quhet Doruntina, Shala vë në plan të parë format trupore, për të cilat edhe shquhet.

E njëjta me video shpesh u tregon fansave se nuk përdorë ‘Photoshop’, edhe pse ky mrekullibërës është mjaft i pranishëm te artistet e tjera të estradës.

Përveç pamjes, 22 vjeçarja rezulton të jetë mjaft e suksesshme edhe në projekte muzikore. Ajo ishte zgjedhur si sensacion i vitit 2018-të, kurse me të njëjtin ritëm po vazhdon edhe tani.

“Ring Ring” dhe “Kce”, janë dy projektet e Doruntinës të lansuara gjatë këtij viti, e në ditët në vijim do keni edhe shumë këngë të tjera.

Më poshtë Telegrafi ua sjell dhjetë fotografitë më tërheqëse të këngëtares Tayna, ku në secilën prej tyre vjen më se atraktive. /Telegrafi/