Telegrafi

Këto janë anët e errëta të disa prej yjeve botërore (Video)

Yje të mëdha të futbollit si Diego Maradona, Ryan Giggs, Luis Suarez dhe John Terry janë përfshirë në gjëra jo të këndshme gjatë jetës së tyre.

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry është përfshirë në një skandal me shokun e skuadrës, Wayne Bridge, të cilit ia kishte ngacmuar gruan.

Rast të njëjtë të errët, por edhe më të tmerrshëm pati legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, i cili kishte një aferë tetë vjeçare me gruan e vëllait të tij.

Lexo po ashtu Dikur shokë e bashkëlojtarë, tani rival të ‘urryer’ (Video)

Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona refuzoi të bëjë një test të ADN-së për plot 30 vjet për birin e tij.

As sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez nuk i shpëton kësaj liste, pasi ka qenë i përfshirë në tre kafshime të futbollistëve gjatë ndeshjeve.

Lexo po ashtu Futbollistët që fituan ndaj të pamundurës, mposhtën edhe vdekjen! (Video)

Në listë përshihen edhe futbollistët anglez, Adam Johnson, që ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe sulmuesi Andy Caroll, i cili ka dënime të shumta me agresivitet ndaj femrave dhe njerëzve./ /Telegrafi/