Panairi i sezonit 2016/2017 i Amerikës Veriore do të nisë zyrtarisht këtë javë me fillimin e ‘LA Auto Show’.
Prodhuesit e veturave nga e gjithë bota do t’i promovojnë dizajnet e tyre më të reja dhe konceptet më të mira, si edhe veturat e prodhuara para publikut në Kaliforni.
Edhe pse konceptet e ekspozuara përfaqësojnë një prezantim të vogël për të ardhmen e industrisë automobilistike, megjithatë veturat që tashmë janë të gatshme do t’i japin publikut një mundësi që të shohin se çfarë do të ketë në të ardhmen e afërt nëpër autosallone.
Telegrafi jua sjell më poshtë disa prej veturave që do të ekspozohen në panairin e Los Angelesit. /Telegrafi/