Superliga e Kosovës vitin e ardhshëm me gjasë do ta zhvillojë vitin e fundit me 12 skuadra, pasi ideja është që të zbritet në 10.
Sot është mbyllur edhe ndeshja e fundit e barazhit dhe tashmë dihen 12 skuadrat që do të luajnë sezonin e ardhshëm në Superligë.
Prishtina mbetet skuadra e vetme që asnjëherë nuk ka luajtur në një nivel më poshtë të garave dhe do ta zhvillojë kampionatin e 19-të pas luftës.
Pastaj në Superligë do të jenë edhe klube të njohura dhe kampioni aktual Drita, ish-kampionët, Trepça ’89 dhe Feronikeli.
Pastaj në Superligë vazhdon të mbetet Drenica e cila nuk ka luajtur në këtë nivel vetëm në vitin e parë pas luftës.
Gjilani edhe sezonin ardhshëm pritet të jetë nga skuadrat më të forta së bashku me Lirinë.
Llapi i Tahir Batatinës me punimet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, do të jetë edhe në vitin e ardhshëm arrë e fortë për të gjithë.
Flamurtari mbetet klubi i fundit që ishte në Superligë edhe sezonin e shkuar dhe e siguroi përmes barazhit edhe këtij që po vije.
KEK-u, Ballkani, Ferizaj janë klubet që nga Liga e Parë e kanë siguruar Superligën. /Telegrafi/