Telegrafi

Këto janë 12 klubet që do të garojnë në edicionin 2019/2020 në IPKO Superligë

Janë mbyllur edhe ndeshjet e barazhit, ku Gjilani dhe Trepça ’89 e kanë siguruar qëndrimin në Superligë.

Tashmë dihen 12 klubet që do të jenë pjesë e elitës për edicionin 2019/2020.

Prishtina mbetet klubi i vetëm që ka qenë në elitë në të gjitha kampionatet e pasluftës.

Risi këtë sezon do të jenë Dukagjini dhe Vushtrria, që janë rikthyer në Superligë.

Kampionati i ardhshëm pritet të jetë ndër më të fortit nga paslufta. /Telegrafi/

Feronikeli

Prishtina

Drita

Llapi

Gjilani

Drenica

Flamurtari

Trepça ’89

Dukagjini

Vushtrria

Ferizaj

Ballkani