Janë mbyllur edhe ndeshjet e barazhit, ku Gjilani dhe Trepça ’89 e kanë siguruar qëndrimin në Superligë.
Tashmë dihen 12 klubet që do të jenë pjesë e elitës për edicionin 2019/2020.
Prishtina mbetet klubi i vetëm që ka qenë në elitë në të gjitha kampionatet e pasluftës.
Risi këtë sezon do të jenë Dukagjini dhe Vushtrria, që janë rikthyer në Superligë.
Kampionati i ardhshëm pritet të jetë ndër më të fortit nga paslufta. /Telegrafi/