Antonio Rudiger ka përfunduar me sukses sot (e diel) transferimin e tij nga Roma te Chelsea për 34 milionë funte apo rreth 39.4 milionë euro, duke u bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori të Bluve.
Chelsea njihet si skuadër e cila ka shpenzuar dhe shpenzon shumë në afrimin e futbollistëve cilësor, sidomos pas marrjes së klubit nga miliarderi rus, Roman Abramovich.
Blutë e Londrës gjatë viteve kanë transferuar shumë emra të mëdhenj, duke befasuar skuadra tjera të mëdha me shumat e ofruara për t’i bindur futbollistët që t’i bashkohet atyre, transmeton Telegrafi.
Të tillë janë, Fernando Torres, i cili erdhi nga Liverpoolit në vitin 2011 dhe është transferimi rekord i klubit, ndërsa befasues ishin edhe transferimi i Andriy Shevchenkos nga Milani dhe ai i Cesc Fabregasit nga Barcelona.
Portali i njohur “Goal.com” ka bërë një përmbledhje të 10 transferimeve më të shtrenjta në histori të Chelseat, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë ato. /Telegrafi/