Telegrafi

Këto ishin fjalët që ia tha Klopp shënjestrës së Unitedit, Bruno Fernandes

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte disa fjalë më shënjestrën e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, gjatë ndeshjes miqësore që e zhvilluan ndaj Sporting Lisbonës.

The Reds barazuan 2-2 me skuadrën portugeze në turin që po e zhvillojnë në Amerikë, derisa mesfushori e hapi llogarinë për skuadrën e tij pas vetëm katër minuta të fillimit të ndeshjes.

Pas ndeshjes, trajneri gjerman ka biseduar me Fernandesin, që ishte duke u larguar nga fusha, për ta uruar për lojën e zhvilluar.

“Urime për ndeshje e mrekullueshme të zhvilluar. Ju jeni një lojtar fantastik”, besohet t’i ketë thënë Klopp mesfushorit portugez sipas Correio da Manha.

Lexo po ashtu Unitedi mund ta transferojë Bruno Fernandesin në javën që vjen

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, po e admiron Bruno Fernandesin, mirëpo mund të rivalizohet nga Liverpooli për shërbimet e tij.

Megjithatë, ka shumë interes në nga klubet evropiane dhe nga ato të Ligës Premier për mesfushorin, i cili shënoi 31 gola në 50 ndeshje sezonin e kaluar. /Telegrafi/