Telegrafi

Këto ishin fjalët e Guardiolës drejtuar futbollistëve pas pjesës së parë kundër Barcës

Manchester City ka triumfuar kundër Barcelonës me rezultat 3:1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në fakt, katalonasit të parë kaluan në epërsi dhe u mendua se fillon edhe një debakël i radhës i Citizens, përkatësisht si në ndeshjen e parë, kur Barca triumfoi me rezultat të thellë 4:0.

Sergio Aguero ka zbuluar edhe fjalët motivuese të Pep Guardiolës gjatë kohës së pushimit midis dy pjesëve, transmeton Telegrafi.

“Pep kërkoi që t’i vejmë në presion dhe të ballafaqohemi në duele. I përcollëm këshillat e trajnerit dhe arritëm të fitojmë”, tha argjentinasi.

“Ne bisedojmë shumë dhe mundohet të na përmirësojë”, theksoi Aguero. /Telegrafi/