Site icon Telegrafi

Këtë të diel, çerekfinalja e ‘Super Sfida’ (Video)

Shou-emisioni “Super Sfida”, i cili transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), çdo të diel, në ora 20:00, tashmë ka arritur deri në çerekfinale.

Producenti (moderatori) Enis Ujkani ka theksuar për Telegrafin se përveç shpenzimeve të cilat janë të mëdha dhe lodhjes rraskapitëse, ata kanë angazhuar një staf të madh, i cili në përbërje ka mbi 37 persona.

Sipas tij, mysafirët (garuesit) janë duke i pëlqyer lojërat të cilat po zhvillohen, dhe nuk kanë ngurruar që t’u bashkohen lojërave nëpër të gjitha raundet, deri në çerekfinale.

“Ne jemi njerëz dhe është shumë normal që të gabojmë. Mirëpo, i pranojmë gabimet tona, por i pranojmë edhe vërejtjet dhe këshillat, si mënyra më e mirë për përmirësimin të vazhdueshëm”.

“Andaj jemi duke u angazhuar që në gjysmëfinale dhe finale, ta shtojmë fondin e lojërave, të cilat e bëjnë ‘Super Sfidën’ më interesante dhe më tërheqëse për publikun”, ka thënë Ujkani. /Telegrafi/

Exit mobile version