Site icon Telegrafi

“Me këtë fjalor që përdor, kështu nuk je kurrkund” – Olta kritikon ashpër Xhenetën

Pas ngjarjes mes Xhenetës dhe Xuxit, ku ky i fundit e kishte fyer Xhenetën me fjalët “Të ka lënë nëna,” ka pasur reagime të shumta, si nga publiku, ashtu edhe nga opinionistët.

Në lidhje me këtë situatë, Olta u shpreh: “Pa diskutim, ajo që ka thënë Xuxi është mizore do të thosha unë dhe nuk dua ta diskutoj më, sepse mënyra se si ka kërkuar falje Xuxi, mënyra si është prekur, mënyra se si ka qëndruar këto ditë dhe e gjithë “Mea Culpa” që ka bërë gjithë këto ditë, me thënë të drejtën edhe unë jam prekur nga Xuxi”.

Foto: Screenshot/YouTube

Më tutje ajo vazhdoi: “Njerëz jemi, ky është një gabim i madh pa diskutim, nuk zvogëlohet, por nga ana tjetër dua t’i them dy fjalë Xhenetës.

“Xheneta është bërë një kohë shumë e gjatë që fjalët që përdor ti, fjalori që përdor ti është kaq i ashpër, është kaq i fortë, sa unë nuk gjej emër dhe epitet të të vendos për fjalët e ashpra, ofendimet që ti vendos. Unë mendoj që ka ardhur koha njëherë e mirë që ti të marrësh timonin e lojës tënde, timonin e fjalorit tënd në duar e ta ndërrosh tërësisht, sepse kështu siç po vazhdon, kështu nuk je kurrkund, me këtë fjalor që po përdor”, përfundoi Olta. /Telegrafi/

Exit mobile version