Real Madridi nuk ka mundur t’i largojë disa nga lojtarët e padëshiruar këtë verë.
Megjithatë në vitin e ardhshëm pritet të bëhen ndryshime të mëdha te klubi i madh spanjoll.
Mediat në Spanjë tanimë kanë raportuar edhe për tri largimet e para të madrilenëve për vitin e ardhshëm.
Fjala është për lojtarët si Gareth Bale, Isco dhe mbrojtësi i majtë brazilian, Marcelo.
Që të tre futbollistët janë futur në vitin e fundit të kontratës dhe Los Blancos nuk e kanë ndërmend t’i ofrojnë kontrata të reja.
Real Madridi dëshiroi t’i largonte edhe gjatë kësaj vere treshen në fjalë, por munguan ofertat e rëndësishme në drejtim të tyre.
Megjithatë që të tre lojtarët verën e ardhshme do të largohen si të lirë nga Los Blancos.
Qëllimi i drejtuesve madrilen është që lojtarët në fjalë t’i shesin në janar nëse arrin ndonjë ofertë e rëndësishme. /Telegrafi/