Site icon Telegrafi

Këta janë tetë sulmuesit më të kërkuar të kësaj vere – disa do të kushtojnë mbi 100 milionë euro

Shumë klube evropiane, duke përfshirë edhe më të fortët, do të kërkojnë sulmues të rinj në afatin kalimtar të verës.

Kandidatët kryesorë janë Manchester United dhe Bayern Munich, të cilët kanë gjetur zgjidhje kalimtare këtë sezon dhe në verë do të kërkojnë një lojtar me të cilin do të llogarisin seriozisht në të ardhmen.

Arsenali solli Gabriel Jesusin, ka edhe Eddie Nketiah, por Mikel Arteta kërkon një tjetër, një lojtar që do t’i garantonte golat dhe tashmë kanë përpiluar një listë me kandidatët e mundshëm në Emirates.

Lexo po ashtu Lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit do t'i duhet një mrekulli që të kthehet dhe të qëndrojë në klub

E njëjta gjë vlen edhe për Chelsean, i cili ka disa sezone që po lufton me sulmuesit.

Deri më tani, ishin kryesisht pak të tillë në treg ose ishin shumë, shumë të shtrenjtë, por këtë verë një numër sulmuesish fantastikë do të kërkojnë klube të reja dhe do të këmbëngulin për transferime.

Mes tyre janë disa yje të vjetër, por edhe disa lojtarë shumë të rinj dhe interesantë.

1# Harry Kane (29 vjeç, Tottenham)

Destinacionet e mundshme: Manchester United, Bayern

2# Victor Osimhen (24 vjeç, Napoli)

Destinacionet e mundshme: Arsenal, Chelsea, Manchester United, PSG

3# Goncalo Ramos (21 vjeç, Benfica)

Destinacionet e mundshme: Manchester United, Newcastle, PSG

4# Christopher Nkunku (25 vjeç, RB Leipzig)

Destinacioni i mundshëm: Chelsea

5# Jonathan David (23 vjeç, Lille)

Destinacionet e mundshme: Arsenal, Aston Villa, Manchester United, Newcastle, Tottenham

6# Folarin Balogun, (21 vjeç, Arsenal)

Destinacioni i mundshëm: Milan

7# Randal Kolo Muani (24 vjeç, Eintracht)

Destinacionet e mundshme: Manchester United, Bayern

8# Marcus Thuram (25 vjeç, Borussia Monchengladbach)

Destinacionet e mundshme: Arsenal, Chelsea, Manchester United, Newcastle, Tottenham

/Telegrafi/

Exit mobile version