Site icon Telegrafi

Këta janë tetë emrat e anëtarëve të rinj të KQZ-së të emëruar nga presidentja Osmani

Foto: Arkiv

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të martën në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar tetë anëtarë të KQZ-së.

Por, për emërimin e dy anëtarëve të tjerë  Presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretimin e Nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke u bazuar në nenin 84 si dhe nenin 113 të Kushtetutës, ku ekziston një paqartësi e këtyre dispozitave kushtetuese.

Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina ka dhënë emrat e anëtarëve të rinj, ndërkaq për dy të tjerë tha se Presidentja po pret sqarime shtesë nga Kushtetuesja.

“Anëtarët e emëruar janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmanaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK)”, tha Kupina për Telegrafin.

Ai ka sqaruar se për dy anëtarët e fundit, Gresa Bytyqi Kelmendi dhe Ilir Gashi, janë kërkuar sqarime shtesë.

“Sqarime shtesë janë kërkuar për nominimin e tretë për anëtare të KQZ-së nga radhët e GP të VV-së (Gresa Bytyqi Kelmendi) dhe për nominimin e dytë për anëtar të KQZ-së nga radhët e GP të PDK-së (Ilir Gashi)”, konfirmoi Kupina për Telegrafin.

Ndryshe, Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus” ka thënë sot se presidentët në Kosovës janë duke e trajtuar Gjykatën Kushtetuese sikur të ishte zyrë ligjore e Presidencës.

Lexo po ashtu Krasniqi i reagon Osmanit: Presidentët në Kosovë po e trajtojnë Gjykatën Kushtetuese sikur të ishte zyre ligjore e tyre

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kësaj praktike gjykata i ka dhënë fund kur kishte refuzuar kërkesat për sqarime të Presidentit Hashim Thaçi.

Lexo po ashtu Osmani emëron tetë anëtarë të KQZ-së, kurse për dy tjerë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar tetë anëtarë të KQZ-së.

Këto emërime janë bërë konform propozimeve nga subjektet politike dhe ashtu siç parashihet me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version