Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patentë shoferë, arrestimi i tyre është bërë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se gjashtëmbëdhjetë nga të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë nga të arrestuarit janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe një bashkëpronar të një auto-shkolle.
Zyrtarja më e lartë e arrestuar në këtë rast është drejtoresha e Departamentit për patentë shofer, Filiz Krasniqi, raporton Indeksonline.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.
Më poshtë emrat e të arrestuarve:
Agim Restelica
Ava Kurteshi
Avdush Topalli
Azem Miftari
Adem Binakaj
Burim Jashari
Dragan Zhivkoviq
Fejzullah Ejupi
Eduart Brahimaj
Filloreta Ajvazi
Filiz Krasniqi
Flamur Lekaj
Flora Ferizi
Haki Jashari
Laurat Shehu
Labinot Ajeti
Liljana Bozhanic
Magbule Mehmeti
Naser Llugaliu
Naser Bislimi
Premtim Topalli
Shkëlqim Statofci
Shaban Zuka
Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.
Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Telegrafi/